U aksidentua me makinë, ndërron jetë në spital 65-vjeçarja
Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina. Bëhet me dije se 65-vjeçarja Sh.Sh ka ndërruar jetë në spital, pai ishte përplasur me makinë në Bathore e drejtuar nga 40-vjeçari E.B Njoftimi: Më datë 05.02.2026, rreth orës 16:30, në Bathore, automjeti me drejtues shtetasin E. B., rreth 40 vjeç, ka përplasur këmbësoren shtetasen Sh. Sh., rreth 65 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të metejshme procedurale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
vizionplus.tv