Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet
Një sasi lënde plasëse është konstatuar mëngjesin e kësaj të hëne pranë makinerive të një kompanie inertesh në zonën e Spaçit, në Mirditë. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse është vënë re nga punonjësit e kompanisë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer. Në vendngjarje pritet të mbërrijnë forcat xheniere për të bërë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e vendosjes së saj.
Burimi:
syri.net