Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Tregtim i paligjshëm i lëndëve piroteknike për festat e fundvitit/ Nën hetim dy pronarë marketesh në Kolonjë

Teksa jemi në prag të festave të fundivitit Policia e Kolonjës kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Gjatë kontrolleve të kryera blutë kanë nisur hetimet për 2 pronare marketesh në Ersekë. Si provë materiale blutë sekuestruan 52 kuti me lëndë piroteknike (3088 kapsolla). Njoftimi i policisë: Në prag të festave të fundvitit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë intensifikuar kontrollet për ndalimin e tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike nga subjekte të paautorizuara. Si rezultat i kontrolleve, u konstatuan 2 markete, në të cilat mbaheshin në mënyrë të paligjshme sasi lëndësh piroteknike, me qëllim shitjen e tyre. Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetase,...