Tre persona të bllokuar prej orësh në malet e Gramshit, banorët e zonës dhe zjarrfikësit nisen për t’i gjetur

Tre persona të bllokuar prej orësh në malet e Gramshit, banorët e zonës dhe zjarrfikësit nisen për t’i gjetur

Një makinë foristradë me tre persona ka humbur kontaktet prej disa orësh në malet e Gramshit për shkak të motit të keq. Bëhet me dije se makina ka mbetur e bllokuar në në aksin rrugor Kukur–Rovje, në aty ku trashësia  e dëborës në këtë segment arrin mbi 60 centimetra, duke e bërë rrugën të pakalueshme. Personat e bllokuar janë banorë të zonës, të cilët po ktheheshin nga puna e përditshme në fshatin Kukur drejt banesave të tyre në fshatin Rovje. Reshjet e dendura të borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe vijojnë ende me intensitet të lartë. Banorët e mbetur në rrugë kanë apeluar për ndihmë, ndërsa prej më shumë se dy orësh ka humbur çdo kontakt me ta. Të shqetësuar...