Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Tre persona hapin zjarr para biznesit të shqiptarit në Greqi, plagoset pronari dhe i biri

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të së hënës në zonën Agios Dimitrios në Greqi. Mediat greke bëjnë të ditur se u plagosën pronari i një restoranti suvlaki, 70 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, dhe djali i tij 39 vjeç. Sipas policisë, rreth orës 02:40, tre persona mbërritën me makinë pranë biznesit në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe hapën zjarr. 70-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa djali i tij u plagos në kofshë dhe pulpë. Të dy u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u gjetën katër gëzhoja. Autorët u larguan menjëherë nga zona me automjet në drejtim të panjohur. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes i ka marrë në dorë policia greke, ndërsa rasti...