Tre Pap teste rezultuan negativë, shqiptarja vdes nga kanceri, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro
Në Leçe, një grua 47-vjeçare me origjinë shqiptare humbi jetën nga kanceri i mitrës, pasi tre Pap testet që kishte kryer mes viteve 2016-2019 rezultuan të gabuara dhe dhanë përgjigje negative. Familja e saj ka arritur një marrëveshje me laboratorin diagnostik që kishte kryer analizat, duke marrë një dëmshpërblim prej 300 mijë eurosh për të mbyllur çështjen pa proces gjyqësor. Analizat e bëra në atë periudhë nuk evidentuan lezione, megjithëse gruaja vazhdonte të kishte simptoma si hemorragji. Vetëm më vonë u zbulua se referimet nuk kishin qenë të sakta, dhe sëmundja kishte avancuar deri në diagnozën e kancerit të mitrës në fazë të rëndë. Ajo iu nënshtrua trajtimeve me kimioterapi, por gjendja e saj nuk u përmirësua dhe ndërroi jetë në vitin 2023. Pas verifikimeve...
Burimi:
syri.net