Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Tre automjete përplasen në aksin rrugor Lushnjë-Fier, raportohet se.. Zjarrfikësit dhe ambulancat në vendngjarje (FOTOT)
Një aksident me përfshirjen e tre mjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme. Në përplasje janë përfshirë dy mjete “Audi” dhe një “Benz Mercedes”. Policia e qarkullimit në vendngjarje po disiplinon trafikun e rënduar në autostradë dhe po dokumenton ngjarjen. Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksidentin me tre mjete nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh. Mjeti tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës. Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës, për të pastruar aksin rrugor nga plastikat dhe vaji...