Transportonin emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona

Transportonin emigrantë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën 5 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se ata u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Kasharit” duke transportuar me një automjet, 5 emigrantë. Dy të arrestuat u kishin premtuar transportimin me destinacion final shtetin Francez, kundrejt pagesës 2700 euro secili. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celulare. Njoftimi i Policisë:  Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Relay 6”. U kapën duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohen se iu kanë marrë emigrantëve, nga 2700 euro, me premtimin se do t’i transportonin në Francë. Sekuestrohen 1 automjet dhe 2 celularë. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën...