Transport dhe shpërndarje të lëndëve narkotike/ Arrestohen 4 shtetas në Elbasan, kapen 41 kg kanabis dhe një kallashnikov

Transport dhe shpërndarje të lëndëve narkotike/ Arrestohen 4 shtetas në Elbasan, kapen 41 kg kanabis dhe një kallashnikov

Katër shtetas janë arrestuar në Elbasan, pasi dyshohen se vepronin në bashkëpunim për sigurimin, transportimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa qytete të vendit, nga veriu në jug, si dhe për trafikimin e tyre jashtë Shqipërisë. Në pranga u vunë A. G., 31 vjeç, E. Q., 29 vjeç, F. P., 35 vjeç, si dhe M. M., 31 vjeç, banues në Shkodër. Ky i fundit dyshohet se ka vënë në dispozicion automjetin e tij për transportimin e lëndës narkotike. Gjatë ndalimit, A. G. ka kundërshtuar forcat e rendit dhe, në tentativë për t’u larguar, ka dëmtuar një mjet shërbimi. Nga kontrolli në automjetet e përdorura prej tyre u gjetën dhe u sekuestruan 41 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, një armë zjarri kallashnikov me...