Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Tragjike në Lezhë, 42 vjeçari gjendet e i pajetë në dyqan/ Nëna e tij nuk e duron dhimbjen dhe i jep fund jetës (EMRAT)

Ndarja e parakohshme nga jeta e të birit u shndërrua në akt vetëflijimi për një 72-vjeçare nga Lezha, e cila nuk mundi të përballojë humbjen e madhe dhe i dha fund jetës. Ngjarja ndodhi në fshatin Lalm i Ri, ku 42-vjeçari Aleksandër Marku u gjet pa shenja jete në dyqanin e tij, ndërsa policia bën të ditur se nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë vërejtur shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Me marrjen e lajmit të dhimbshëm, në gjendje të rënduar emocionale dhe psikologjikë 72-vjeçarja Prene Marku i dha fund jetës, duke u vetëvarur. Nëna u gjet pa shenja jete nga familjarët në ambientet e shtëpisë, duke shkaktuar dhimbje të madhe për ta. Trupat e pajetë janë dërguar në...