Tragjedia në Itali/ Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare lë pas 2 të vdekur e 8 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë
Një parakalim i rrezikshëm dyshohet se është bërë shkak i një aksidenti të rëndë rrugor që la dy viktima dhe tetë të plagosur në Caravaggio, në Itali, ku u përfshinë katër automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 të së dielës, më 15 mars, në rrugën provinciale 185 “Rivoltana”, në segmentin që të çon drejt Mozzanica, pranë një restoranti të zonës. Dinamika e aksidentit po hetohet nga Policia Rrugore e Treviglio. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga një makinë tip Mercedes C180. Në timon ishte një 29-vjeçare me origjinë shqiptare, residente në Calvenzano. Gruaja dyshohet se tentoi të parakalonte një Volkswagen Sharan ku udhëtonte një familje me pesë persona nga Madignano, në provincën e Crema. “Dëshironte të më parakalonte, por më...
Burimi:
syri.net