Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve paraprake nga policia, automjeti ku ndodhej çifti është përplasur me një tjetër mjet, në të cilin udhëtonin Klejdi Myftari, 24 vjeç, dhe Anxhelo Ruci, 27 vjeç. Përplasja e fortë ka qenë fatale për tre të rinjtë, të cilët kanë humbur...