Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

Tragjedia në familjen shqiptare, flet xhaxhai i fëmijëve: Nuk munda t’i shpëtoja!

“Nuk munda t’i shpëtoja, nuk munda t’i shpëtoja”. Këto janë fjalët që përsërit vazhdimisht Turim Kola, vëllai i Arti Kolës, pas tragjedisë që ndodhi tre ditë më parë në Itali. Familja Kola humbi jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit. Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida dhe fëmijët e tyre, Hajdar, 22 vjeç dhe Xhesika, 15 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Ishte ora 21:48 kur karabinierët u njoftuan për ngjarjen. Dy prej tyre, së bashku me Turimin, u helmuan lehtë pasi thyen derën për të hyrë brenda shtëpisë. Zëvendësprokurorja Paola Rizzo hapi një hetim për vrasje të shumëfishtë dhe urdhëroi kryerjen e një ekzaminimi të jashtëm si dhe analiza gjaku për të përcaktuar nëse monoksidi i karbonit ishte shkaku i...