Tragjedia e rëndë në Itali: Ja familja që u shua tragjikisht
Një ngjarje thellësisht tronditëse ka prekur komunitetin shqiptar dhe opinionin publik në Itali. Një familje shqiptare me katër anëtarë ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, në banesën e tyre në Itali. Viktimat janë Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika, vetëm 15 vjeçe. Familja ishte me origjinë nga qarku i Elbasanit. Sipas mediave italiane, alarmi është ngritur nga vëllai i kryefamiljarit, pasi përpjekjet e tij për t’i kontaktuar me telefon kanë rezultuar pa përgjigje. I shqetësuar, ai është drejtuar drejt banesës trekatëshe, ku së bashku me dy efektivë të karabinierëve kanë hyrë me forcë brenda. Aty janë përballur me një skenë të rëndë: katër...
Burimi:
syri.net