Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Tragjedi në familje, vëlla dhe motër gjenden të vdekur në banesë/ Dyshohet se u asfiksuan nga…

Një tragjedi ndodhi sot në Krya Vrysi të Kalambaka-s në Greqi, ku dy anëtarë të një familjeje u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.  Sipas “Protothema”, viktimat janë një burrë rreth 73 vjeç dhe një grua 65 vjeçe, vëlla dhe motër.  Siç raportohet nga mediat lokale, paraprakisht po hetohet nëse vdekjet e tyre janë shkaktuar nga tymi i një sobe që po përdornin për ngrohje.  Por ngjarja është e veshur ende me mister, teksa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.  Policia ka shkuar në vendngjarje për veprimet e nevojshme proceduriale, ndërsa zona është rrethuar me kordon.  Shkaqet e sakta të vdekjes së tyre pritet të sqarohen nga ekspertiza mjeko-ligjore që do të pasojë, teksa do zbardhet dinamika dhe rrethanat.