Tragjedi: Automjeti përplas për vdekje një 60-vjeçar
Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralele me Portin. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulanca, por fatkeqësisht mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës pa mundur të japin ndihmën e nevojshme. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po analizon kamerat e sigurisë dhe dëshmitë e mundshme për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit.
Burimi:
kohajone.com