Tragjedi: 9-vjeçarja e zhdukur prej tetorit gjendet e vdekur, dyshohet se u vra nga nëna

Tragjedi: 9-vjeçarja e zhdukur prej tetorit gjendet e vdekur, dyshohet se u vra nga nëna

Kërkimi disa-javor për 9-vjeçaren Melody Buzzard, e cila ishte raportuar e zhdukur bashkë me nënën e saj në fillim të muajit tetor, ka përfunduar në mënyrë tragjike. Autoritetet amerikane kanë konfirmuar se vajza është gjetur e pajetë dhe se nga hetimet paraprake rezulton se ajo është vrarë nga nëna e saj, e cila dyshohet se e ka qëlluar në kokë. Trupi i Melody, me origjinë nga Kalifornia, u zbulua në shtetin e Utah në fillim të dhjetorit, afro dy muaj pas zhdukjes së saj. Sherifi i Qarkut Santa Barbara, Bill Brown, deklaroi se bëhet fjalë për një krim “të paramenduar, të pamëshirshëm dhe të llogaritur”, duke theksuar se raste të tilla, ku një prind vret fëmijën e vet, janë të rralla dhe jashtëzakonisht të vështira...