Trafikuan tonelata kokainë/ Goditet sërish mafia shqiptare në Ekuador, arrestohen 26 persona

Trafikuan tonelata kokainë/ Goditet sërish mafia shqiptare në Ekuador, arrestohen 26 persona

Policia ekuadoriane dhe kanadeze arreston 26 anëtarë të kartelit Los Lagartos, të cilët vepronin me mafien shqiptare. Hetimi për operacionin u zhvillua gjatë 20 muajve në disa provinca të Ekuadorit. Gjatë kësaj kohe, autoritetet përcaktuan se organizata kriminale ishte e përfshirë në kontaminimin e kontejnerëve të transportit me drogë për dërgesa ndërkombëtare. ECUAVISA Mëngjesin e kësaj të enjteje, 12 mars, u konfirmua arrestimi i 26 personave në kuadër të operacionit ‘Bremen’. Sipas deklaratave të ministrit të Brendshëm, John Reimberg, operacioni bëri të mundur shkatërrimin e një strukture kriminale të lidhur me trafikun e drogës, e cila kishte lidhje me mafien shqiptare dhe grupin e krimit të organizuar Los Lagartos, pas një hetimi që zgjati 20 muaj dhe përfshiu operacione në disa provinca të vendit. Sipas ministrit,...