Trafikimi i njerëzve nga Belgjika në Angli, dënohet me 10 vite burg shqiptari

Trafikimi i njerëzve nga Belgjika në Angli, dënohet me 10 vite burg shqiptari

Një shqiptar në Angli është dënuar me 10 vjet burg nga Gjykata e Kurorës në Winchester, pasi u gjet fajtor për organizimin e një rrjeti kriminal për të sjellë emigrantë shqiptarë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe për trafikim të lëndëve narkotike. Crown Prosecution Service, të cilës i referohet Top Channel, raporton se 33-vjeçari Ibrahim Sollaku pranoi se kishte bashkëpunuar me individë të tjerë për të transportuar pesë emigrantë nga Belgjika në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor të vitit 2025. Ai organizoi për një shofer taksie që të çonte emigrantët në një port belg, ku ata do të ngarkoheshin në një kamion për të kaluar në Kanalin e La Manshës. Pasi të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar, një tjetër shofer taksie do...