Tjetër veprimtari prostitucioni në Durrës, arrestohet organizatorja nga Armenia
Policia e Durrësit ka goditur një tjetër veprimtari prostitucioni në këtë qytet. Në fazën e 13-të të operacionit “STORM”, është vënë në pranga një 52-vjeçare nga Armenia, e dyshuar si organizatore, ndërsa u procedua penalisht një 22-vjeçare nga Peruja dhe tre shtetas shqiptarë. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara gjatë fazave të operacionit policor të koduar “STORM”, për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion, pas një hetimi dyjavor me metoda speciale, finalizoi fazën e 13-të të këtij operacioni. Si rezultat i operacionit, në zonën e Vollgës, Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasja L. H., 52 vjeçe, lindur dhe banuese në Armeni, e dyshuar si organizatore e këtij rasti të shfrytëzimit për prostitucion,...
Burimi:
javanews.al