Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Tjetër aksident në unazën e qytetit, automjeti përplaset me motorin
Kronikë E Premte, 26 Dhjetor 2025 10:44 Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Lushnjës. Ngjarja është regjistruar në unazën e qytetit, pranë kryqëzimit të fabrikës së miellit, ku janë përplasur një automjet dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi Marjus Doksani, 33 vjeç, banues në fshatin Qamic të Beratit. I riu është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë automjeti, i cili po dilte nga një biznes në anë të rrugës dhe ka goditur motorin që po lëvizte në drejtim normal. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po...