Tiranë/ Zjarr në një pallat në zonën e ‘Ali Demit’, humb jetën i moshuari

Tiranë/ Zjarr në një pallat në zonën e ‘Ali Demit’, humb jetën i moshuari

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të enjteje në një pallat në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë katin e parë të godinës në rrethana ende të paqarta ndërsa zjarri është përhapur me shpejtësi, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. Si pasojë e zjarrit, një i moshuar 72-vjeçar ka ndërruar jetë, dyshohet për shkak të asfiksisë nga tymi. Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:20, në rrugën “Ali Demi”, në katin e parë të banesës së shtetasit Th. Ll, 72 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë dyshohet se ka humbur jetën 72-vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të...