Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

Tiranë, u kap me kokainë, arrestohet 45-vjeçari/ I sekuestrohen edhe armë gjahu e sportive (EMRI)

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cargo 1”.  Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Ervin Kaftiraj, 45 vjeç, banues në Tiranë.  Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një parkim, në afërsi të Rrethrrotullimit të Tegut, shtetasin E. K., të cilit iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen në sasi, në zona të ndryshme të Tiranës.  Më tej, gjatë kontrollit të banesës, iu gjet 1 armë gjahu...