Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

Tiranë/ Dyshohet për vrasjen e foshnjës, përfundon në pranga 20-vjeçarja e huaj

Kronikë E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 17:12 Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”. Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.