Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Tiranë, arrestohet hajduti serial, sekuestrohet një shumë parash e dyshuar e vjedhur

Policia e Tiranës ka arrestuar një 43-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer disa vjedhje gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025. Në pranga ra Klajdi Muhametaj, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje. Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve. “Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap...