Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Bardhi, por nuk di detaje

Thirrja e Këlliçit në SPAK, Alibeaj: Kallëzimet firmoseshin nga Bardhi, por nuk di detaje

Enkelejd Alibeaj komenton thirrjen e Belind Këlliçit në SPAK, duke sqaruar rrethanat e kallëzimeve të bëra lidhur me Kuvendin e 11 dhjetorit të mbajtur nga Sali Berisha në stadiumin “Air Albania”. Ai tha se në atë periudhë janë depozituar kallëzime penale për falsifikim stampash dhe vulash, si edhe për financimin e Kuvendit, por theksoi se nuk ka qenë ai firmëtar i tyre dhe se nuk mban mend detaje konkrete. ”Të kërkoj ndjesë, nuk është se e mbaj mend, sepse sipas rregullave statutore, por edhe sipas praktikës, kallëzimet kryesisht nënshkruheshin nga funksionari që në atë rast ishte sekretari i përgjithshëm, zoti Gazment Bardhi”,-u shpreh Alibeaj. Nga ana tjetër, ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse ka pasur një kallëzim të veçantë për çështjen e financimit...