“Tetë ditët e Eva Dumanit në shtëpinë time”, rrëfimi shqiptarit në Adana dhe shqetësimi i inteligjencës turke
Kaosi në transferimin e ruajtjes të kampit Al Hol në Siri prej forcave kurde tek ato qeveritare siriane, u shfrytëzua prej shumë grave dhe fëmijëve për t’u larguar. Të njëjtën gjë bëri edhe 20-vjeçarja shqiptare Eva Dumani. Pas 6 vite në ferrin Al Hol, Eva ia doli të kaloj gardhin rrethues të kampit, paraditen e datës 1 Shkurt. Tre ditë më pas me ndihmën edhe të një zyrtari të inteligjencës siriane, me këtë makinë të bardhë Renault udhëtoi gjatës natës drejt pikës kufitare siriano-turke të Hatait. Atje e priste daja i saj Xhetan Ndregjoni moment i fiksuar në këtë video. Ditët e para në liri Eva Dumani, i kaloi në rajonin Adana në shtëpinë e Erven Kaya kryetar i shoqatës të shqiptarëve në këtë qytet....
Burimi:
javanews.al