Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga dy persona nga Mamurrasi, të cilët dy ditë më parë tentuan të vidhnin një argjendari në lagjen nr. 5, të këtij qyteti. Mësohet se të arrestuarit janë shtetasit Klajdi Tuga 23 vjeç, dhe Bledart Milla 22 vjeç, ndërsa një 29-vjeçar u procedua penalisht. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë. Sipas hetimeve, më 20 mars 2026, të dyshuarit tentuan të hapnin me forcë qepenin dhe thyen xhamin e derës së argjendarisë, por nuk arritën të marrin sende. Njoftimi i Policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit. Identifikohen, kapen dhe...