Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Tentoi të vriste policin, dënohet me 10 vjet burg shqiptari në Skoci

Gjykata e Lartë në Glasgow të Skocisë ka dënuar me 10 vjet burg 32 vjeçarin shqiptar Liridon Kastrati, pasi ky i fundit ishte përpjekur të vriste një efektiv policie me sharrë elektrike, një ngjarje që gjyqtari i çështjes e përshkroi si një “film horror”. Ngjarja e frikshme ka ndodhur më 6 maj të vitit 2024 në qarkun Renfrewshire të qytetit Glasgow. Kastrati bëri një aksident duke u përplasur me një automjet policie. Fillimisht ai u largua nga vendi i aksidentit, por më pas u kthye, hapi bagazhin e makinës dhe mori një sharrë elektrike. Ai e ndezi mjetin dhe, duke bërtitur me të shara ndaj policisë, nisi të ndiqte oficerin Gary Cowan përgjatë rrugës. Gjyqtari William Gallacher tha se ishte i habitur nga fakti i përdorimit...