Tentoi të p*rdhunonte një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe u arratis, vetëdorëzohet në policinë greke 64-vjeçari shqiptar
Është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar nga avokati i tij 64-vjeçari shqiptar, i cili tentoi të përdhunonte një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara, në Kypseli të Greqisë pas ditë më parë, dhe më pas u arratis nga banesa pas përleshjes me nënën e vajzës. Nëna e 25-vjeçares e raportoi incidentin në policinë greke, kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur përmes kamerave brenda shtëpisë, dhe sapo u kthye në shtëpi, pa vajzën e saj duke qarë. Ajo e goditi shqiptarin në kokë me një tigan dhe më pas e ndoqi me thikë, por 64-vjeçari arriti të shpëtonte.
Burimi:
syri.net