Tentoi të grabiste me kallashnikov bankën në Tiranë, lihet në burg Bardhyl Fusha! Avokati: Të vlerësohet gjendja e tij mendore
Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë pak ditë më parë në Tiranë nuk ka dhënë asnjë deklaratë përpara gjykatës gjatë dhënies së masës së sigurisë. Ai është shfaqur në gjendje të rënduar për veprimin e kryer, ndërsa të gjithë mbrojtjen ia ka lënë avokatit të tij. Problemet financiare, të cilat mendonte se do t’i zgjidhte me grabitjen e bankës kanë nisur për të që në vitin 2023, në ndërtim, me tatimet dhe me pagat e punëtorëve. Këta të fundit kanë qenë problemi më i rëndë që nuk e ka përballuar dhe prej kohësh e vuante. Ditën e ngjarjes ka shkuar në një lokal pranë bankës, ka pirë kafe dhe raki, dhe më pas është nisur ka hyrë brenda...
Burimi:
vizionplus.tv