Tensione në Rrjoll/ Banorët u dalin para fadromave dhe nuk lejojnë punimet, gjashtë të shoqëruar, mes tyre një grua
Ndryshe nga protestat e ditëve më parë, këtë të mërkurë banorët e Rrjollit në Velipojë i bënë pritë që herët në mëngjes punonjësve dhe makinerive të kompanisë që do të ndërtojë resortin turistik. Efektivët e policisë kanë mbërritur menjëherë në zonën e Rrjollit rreth orës 08:30 duke bërë të mundur spostimin e banorëve dhe hapjen e rrugës për makineritë. Gjatë rezistencës, policia ka shoqëruar në komisariat dhe 6 persona. Mes tyre është dhe një grua, Luçiana Kokaj, e cila në çdo protestë ka ngritur zërin për të drejtat e banorëve të zonës. Ata kundërshtojnë ndërtimin e këtij resorti, duke e cilësuar grabitje të pronës së tyre trashëguar nga të parët. Banorët bëjnë të qartë se nuk do të tërhiqen nga mbrojtja e tokës ndërsa i...
Burimi:
javanews.al