Të shtënat në Shkodër/ Barush Bregu që qëlloi në ajër dhe u arratis, pjesë e fisit Lici

Të shtënat në Shkodër/ Barush Bregu që qëlloi në ajër dhe u arratis, pjesë e fisit Lici

Është zbardhur ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi me armë zjarri teksa policia tentoi ta ndalonte. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Barush Bregu, pjesë e fisit të njohur të Ibrahim Licit.  Ditën e djeshme, rreth orës 15:10, në lagjen “Guerrile”, u arrestuan Ervis Baba, 43 vjeç dhe një 17-vjeçar, të dy banues në lagjen “Guerrile”. Gjithashtu, u shpall në kërkim 40-vjeçari Bregu, banues në lagjen “Guerrile”, me precedent për armëmbajtje pa leje, prodhim/shitje narkotikësh dhe vjedhje. Dje, gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari dhe kishte pasagjerë të miturin dhe shtetasin e shpallur në kërkim. 43-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë,...