Të shtënat gjatë aksionit/ Policia jep detajet: Pasagjeri nxori armën dhe qëlloi në ajër
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e bluve dhe të shtënat me armë nga një shtetas në Shkodër. Sipas policisë, rreth orës 15:10, gjatë patrullimit në lagjen “Guerrile”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, një automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetas, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë e lëvizjes dhe ka kryer manovra të rrezikshme me automjet. Për këto arsye, shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje automjetit. Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri në këtë automjet, duke u larguar ka qëlluar një herë, në ajër, me armë zjarri, dhe është larguar. Shërbimet e Policisë kanë kapur drejtuesin e automjetit, inicialet e të cilit nuk...
Burimi:
ntv.al