Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, në vendin ku janë dëgjuar të shtënat policia ka gjetur 3 gëzhoja. Paraprakisht dyshohet se arma është shkrepur në ajër, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e personit/ve të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.
Burimi:
javanews.al