Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, kanoset një person

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, kanoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në hyrje të qytetit të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, një person ka qëlluar 4–5 herë në ajër me armë zjarri dhe më pas ka kanosur një shtetas duke i vendosur armën në kokë. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet tip Audi Q7 në drejtim të Borshit.  Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të incidentit. Njoftimi:  Sot, rreth orës 17:30, shtetasi K. C., 31 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në fshatin Shelegar, në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku dyshohet se e ka dhunuar fizikisht. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kanosur me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar...