Të përfshirë në veprimari kriminale/ Policia arreston dy persona, një prej tyre i përfshirë në konflikt me armë zjarri
Arrestime të njëpasnjëshme nga Policia e Fierit për veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Policia bën me dije se një 52-vjeçar është arrestuar për posedim të armës së zjarrit që iu gjet në banesë. Në pranga ka rënë dhe një 34-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për konflikt me armë zjarri. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte armë zjarri tip pistoletë, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi D. L., 52 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një fishek arme zjarri, si dhe një palë pranga...
Burimi:
javanews.al