“Të paraburgosurit nuk kanë akses real në dosjet gjyqësore”, ish-ministri Beqaj reagim nga burgu: Po shkelen të drejtat

“Të paraburgosurit nuk kanë akses real në dosjet gjyqësore”, ish-ministri Beqaj reagim nga burgu: Po shkelen të drejtat

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka reaguar përmes avokatit të tij lidhur me atë që e cilëson si një shkelje të vazhdueshme të të drejtës për një proces të rregullt ligjor. Në një reagim publik, Beqaj ngre shqetësimin se të pandehurit në paraburgim nuk kanë akses real për të lexuar dosjet e tyre gjyqësore, ndonëse proceset penale vijojnë prej vitesh në Gjykatën e Posaçme. Beqaj thekson se prej më shumë se gjashtë vitesh po zhvillohen dhjetëra procese penale me dosje voluminoze, të cilat Prokuroria e Posaçme ua vë në dispozicion avokatëve në format elektronik (PDF), ndërsa gjykatës edhe në formë të printuar. Sipas tij, i pandehuri i paraburgosur mbetet i përjashtuar nga mundësia për të lexuar dosjen e vet, për shkak se institucionet e vuajtjes...