“Të paprekshmit e Dubait”, mediat italiane: Ja kush janë dy ‘bossët’ shqiptarë të drogës!
Strehë e sigurt dhe pushime: për ata që kërkojnë t’i shpëtojnë drejtësisë, por edhe për ata që duhej të ishin tashmë pas hekurave, pasi janë arrestuar gjatë arratisë dhe megjithatë vazhdojnë të jenë të lirë në pritje të një ekstradimi që nuk vjen kurrë. Kjo strehë është në Emiratet e Bashkuara Arabe, mes rrokaqiejve dhe rezidencave luksoze të Dubait, ku janë identifikuar tre nga trafikantët e drogës, që hetuesit italianë i konsiderojnë ndër më të fuqishmit që veprojnë në Romë, por që tashmë thuhet se kanë bërë hapin e madh, duke drejtuar nga lart import-eksportin e drogës mes Europës dhe Amerikës së Jugut, duke përfituar nga ekonomia globale dhe një distrikt digjital shumë i avancuar. Figura të njohura të vjetra: disa të fotografuar në rini...
Burimi:
javanews.al