Të katërt u shuan në Itali, shqiptarët mbledhin për dy ditë mbi 75 mijë euro për funeralin e familjes Kola
Pas tragjedisë që ndodhi javën e kaluar në Itali, ku një familje me katër anëtarë u shua pas helmimit nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesë, shqiptarët kanë mbledhur rreth 75 mijë euro për të mbuluar transportimin e trupave dhe organizimin e funeralit në Shqipëri. Thirrja për ndihmë u publikua në platformën GoFundMe, nga vëllai i Arti Kolës, Durim Kola. “Jam Durim Kola. Po mbledh fonde për familjen e vëllait tim: ata humbën jetën në një aksident të shkaktuar nga kaldaja e gazit në Porcari, në provincën e Luccas. Fondet do të shërbejnë për shpenzimet e funeralit dhe për transportimin e trupave në Shqipëri, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë mortore. Pjesa e mbetur e fondeve do...
Burimi:
javanews.al