Të dyshuarit për vr*sjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës: Do t’i dj*g me benzinë!

Të dyshuarit për vr*sjen e Martin Çeços lihen në arrest shtëpiak, babai i viktimës: Do t’i dj*g me benzinë!

Babai i 26-vjeçarit Martin Çeço ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, e cila la në “arrest shtëpie” tre të dyshuarit për vrasjen e të birit. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se djali i tij “nuk kishte asnjë faj” dhe se krimi u krye nga persona që tashmë janë identifikuar dhe kanë dhënë edhe deklarime për ngjarjen, por që sot po përfitojnë nga lehtësimi i masave të sigurisë. Ai vijoi me tone të ashpra, madje duke kërcënar se do t’i drejtohet aktit të vetgjyqësisë. Babai i viktimës hodhi akuza të rënda ndaj të dyshuarve, duke pretenduar se ata ishin të përfshirë në veprimtari kriminale në zonën e Maliqit dhe se Martin Çeço ishte kërcënuar përpara se të vritej. Sipas...