Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Të akuzuar për vrasjen e babë e bir, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan Çapjan, Florenc Çapjan dhe Olsi Lekën. Ata janë të akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në  vitin 2012. Në fuqi mbeti edhe dënimi me nga 25 vite burg për Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani. Ndërsa i penduar i drejtësisë Ervis Bardhi është dënuar me 15 vjet heqje lirie.