SYRI TV/ Zbardhet shkresa, Rama-Basha kundër Metës, avokatët paraqesin në gjyq shkresën e Spartak Brahos
Mbrojtja e Ilir Metës ka paraqitur këtë të enjte në GJKKO një dokument zyrtar tronditës, që sipas saj synonte në vitin 2015 destabilizimin e vendit dhe kaos, përmes një skenari të Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Sipas shkresës që mban emrin e ish-kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare, që ia drejtonte ministrit të kohës Saimir Tahirit, skenari po realizohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, me porosi të Ramës e Bashës. Sipas shkresës, po kërkohej me çdo kusht që përmes presionit e shantazhit, të montoheshin deklarata e intervista për fajësimin e Ilir Metës për çështjen CEZ-DIA. Ky i fundit, mohoi në seancën paraprake çdo akuzë duke e konsideruar procesin si të montuar politikisht. SYRI TV Detaje të reja dalin në dritë për mënyrën se si...
Burimi:
syri.net