SYRI TV/ Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e Real Estate, 9 agjenci imobilare ishin nën hetim
Administrata e tatimeve ka sekuestruar kompjuterat dhe aparatët celularë në disa agjenci imobilare. Sipas njoftimit në 9 agjenci janë gjetur shkelje ligjore deri në evazion tatimor në çmimet e shitjes së apartamenteve. Nga Syri TV Sekuestrimi i pajisjeve elektronike si celularët apo kompjuterat nuk është më e drejtë ekskluzive vetëm e SPAK-ut. Tashmë edhe Tatimet kanë filluar të sekuestrojnë kompjuterat e kompanive, në kuadër të hetimeve që bëjnë për evazionin fiskal.Administrata Tatimore njoftoi se sekuestroi njësitë kompjuterike të disa agjencive imobiliare gjatë kontrolleve të ditëve të fundit. Sekuestrimet janë bërë nga Hetimi Tatimor, në kuadër të kontrolleve për Zbatimin e Planit Sektorial të Ndërtimit. Përmes një njoftimi zyrtar, Tatimet bënë të ditur se kanë ushtruar kontrolle të detajuara në 9 agjenci imoboliare, ku kanë gjetur...
Burimi:
syri.net