Syri TV/ Situata në Librazhd 9 ditë bllokim, Banorët: Situatë është e papranueshme, askush nuk mban përgjegjësi për…
Prej 9 ditësh, vijon të jetë i mbyllur qarkullimi në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas pas rrëshkitjes masive të dheut, e cila shembi rrugën në zonën e quajtur Arrat e Gurës në Dragostunjë. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim dhe probleme të theksuara në jetën e banorëve të fshatrave të bashkisë Librazhd dhe Prrenjas, të cilët janë të detyruar të ecin rreth 3 kilometra në këmbë për shkak të perimetrit të sigurisë, ku nuk lejohet asnjë automjet. Banorët shprehen se kjo situatë është e papranueshme dhe se askush nuk mban përgjegjësi për vështirësitë që u krijohen. Një prej tyre shton se mungojnë edhe sinjalizimet drejtuese për shoferët, të cilët shpesh ngatërrojnë drejtimin dhe përfundojnë duke u futur në pyll. Në një deklaratë për mediat, drejtori i ARRSH, Ami...
Burimi:
syri.net