SYRI TV/ Rruga e Gjinarit shembet për herë të tretë, banorët: Rrezik izolimi për qindra familje

SYRI TV/ Rruga e Gjinarit shembet për herë të tretë, banorët: Rrezik izolimi për qindra familje

Rruga që lidh fshatrat e njësisë administrative Gjinar ka pësuar shembje të konsiderueshme, duke vështirësuar kalimin e automjeteve. Banorët paralajmërojnë izolim të zonës dhe kritikojnë mungesën e masave parandaluese. Bashkia Elbasan thotë se ndërhyrja përfundimtare do të kryhet vetëm gjatë verës. SYRI TV Që prej një muaji, rruga që lidh dhjetëra fshatra të njësisë administrative Gjinar, me pjesën tjetër, ka pësuar shembje të konsiderueshme. Banorët e zonës shprehen se kalimi me automjete është bërë tejet i vështirë, pasi një korsi është shembur totalisht në zonën e Liqenit të Gjinarit. Përshkallëzimi i situatës do të çonte në izolimin e qindra banorëve. Sipas tyre, masat duhej të ishin marrë më herët, pasi kjo është hera e tretë që toka në këtë vend pëson rrëshqitje dhe dëmton asfaltin....