SYRI TV/ Mallakastër, banorët e Ngraçanit të shqetësuar për rrugën: Punët e rilindjes dëmtohen lehtë
Pas shumë ankesave të banorëve të fshatit Ngraçan në lidhje me gjendjen e rrugës, bashkia Mallakastër rreth 5 muaj më parë zhvilloi tenderin për rikonstruksionin e saj. Por pavarësisht nisjes së punimeve, banorët kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e ndërtimit të saj, duke theksuar se rruga nuk po bëhet me cilësinë që kërkohet Syri tv Rruga, me gjatësi rreth 1.5 kilometra, ishte tejet e amortizuar, ndërsa një pjesë e saj ishte rikonstruktuar më herët nga Bashkia. Tenderi u zhvillua me një fond prej 43 milionë lekësh dhe u fitua nga firma “KMK” shpk, e cila ka nisur punimet për rikonstruksionin e segmentit. Megjithatë, banorët e Ngraçanit shprehen të shqetësuar për cilësinë e punimeve, pasi sipas tyre shumë rrugë dhe ura janë dëmtuar vetëm pak muaj...
Burimi:
syri.net