Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
SYRI TV/ Djegia e tregut, akuza dhe bilanc fatal, tregtarët: Nuk na lejuan të shpëtojmë mallin
Zjarri që pushtoi tregun industrial në lagjen “5 Maji” në Tiranë është drejt shuarjes, teksa për qindra tregtarë hapet një kapitull që, sipas tyre, askush nuk e kupton: kush dhe si do të kompensohen dëmet e tyre. Një pjesë e tyre flasin për qindra mijëra euro dëme, ndërsa autoritetet nuk kanë përcaktuar ende shkaqet e ngjarjes. Sipas këtyre të fundit, ka dyshime për një shkëndijë elektrike, por askush nuk mban përgjegjësi nëse kishte mirëmbajtje, inspektime apo ndërhyrje për ta parandaluar një ngjarje të tillë. Tregtarët denoncojnë se zjarrfikëset nuk u paraqitën me pajisjet e duhura dhe se autoritetet nuk i lejuan të shpëtonin mallin. Këto janë pasojat e zjarrit apokaliptik që mbajti të pushtuar përgjatë gjithë mbrëmjes së të enjtes dhe mëngjesin e së premtes...