SYRI TV/ Çahet argjinatura e lumit Seman në Hasturkas, përmbytje masive në Libofshë, evakuohen banorët

SYRI TV/ Çahet argjinatura e lumit Seman në Hasturkas, përmbytje masive në Libofshë, evakuohen banorët

Në Libofshë të Fierit, çarja e argjinaturës së lumit Seman lë pas dëme të panumërta dhe pasiguri ndër banorët që kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin në tentativë për të shpëtuar bagëtinë duke e drejtuar në tokë të thatë. Një situatë që nuk kishte ngjarë prej dekadash në zonën ku banorët fajësojnë autoritetet për këtë situatë të paralajmëruar. Syri TV Çarja e argjinaturës së lumit Seman në disa segmente ka dorëzuar në pushtetin e ujit qindra hektarë tokë bujqësore dhe rreth 20 banesa. Shqetësuese mbetet gjetja e banorëve që duke tentuar të shpëtojnë bagëtitë e tyre dhe kanë humbur kontaktet me familjarët. Situata është përkeqësuar gjatë natës dhe niveli i ujit vijon të rritet. Momenti i gëzimit ishte ku me ndërhyrjen e mjeteve ushtarake ky çoban...