SYRI TV/ Bllokohet përsëri rruga në Qafë Thore, rënia e ortekëve vështirëson lëvizjen e mjeteve
Bllokohet përsëri rruga në Qafë Thore. Bllokimi ka ndodhur në zonën e tuneleve, pasi është aktivizuar rënia e orteqeve, duke bërë të rrezikshme dhe të pamundur kalimin në Qafe Thore. Aktualisht është ndërprerë edhe ndërhyrja për pastrimin e dëborës, pasi rënia e tyre rrezikon edhe punëtorët e pastrimit. Ndërkohë në Kukës, është bllokuar rruga e tre fshatrave, Cernaleve, Oreshkë dhe Borje. Syri TV Rritja e temperaturave dhe ndikimi i rrezeve të diellit në shpatin malor, ka bërë të mundur riaktivizimin e rënies së ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore. Raportohet se si pasojë është bllokuar segmenti rrugor me një gjatësi prej rreth 5.5 km. Ndërkohë, ndërhyrja për pastrim paraqitet e rrezikshme, deri në stabilizimin e borës në shpatin malor. Rreziku mbetet i...
Burimi:
syri.net